E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret me thikë adoleshentin, pas luftës virtuale me armë në internet

adE vrava pasi u zumë për lojën në internet se kush e kishte vrarë  njëri tjetrin. Më shau. Nuk mund ti duroja fyerjet , ndaj e vrava.

Kështu është shprehur  18 vjeçari Xhulio  Xheka , pasi ka qëlluar me thikë në zemër  15  vjeçarin  Fatos Daçi, pas lojës  virtuale që kanë bërë në intermet teksa kanë luftuar me armë.

Isha duke biseduar  me një shokun tim këtu në anë të rrugës, vetëm kur dëgjuam një të bërtitur. Kthejmë kokën dhe pamë një fëmijë  ishte shtrirë në tokë dhe po e mbulonte gjaku, ndërsa një tjetër disi më i madh  dhe më i bëshëm, po vraponte  përmes pallateve me thikë. Shkuam për të ndihmuar fëmijën. Na kapi paniku, pasi plaga nga po rridhte gjaku ishte  në zemër. Kërkuam ndihmë nga personat që kishin aty pranë bizneset dhe e transportuam për në spital, shprehet për gazetën Panorama një banor.

Edhe persona  të tjerë kanë pohuar se sherri ka nisur pas lojës në internet , teksa kanë nënvizuar se të dy adoleshentët ishin banorë të së njëjtës lagje, dhe nuk e frekuentonin shkollën./ A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›