Hakmarrja,ekzekutohet ish boksieri në Tiranë dhe një 65-vjeçar në Lezhë
Një ish boksier 35 vjeç u ekzekutua në mesnatë nga persona ende të paidentifikuar që i kishin zënë pritë në hyrje të palllatit të tij në Tiranë. Viktima është Adrian Levanti, i cili punonte si truprojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Unazës së Re mesnatën e sotme.
Vrasja mësohet se ka ndodhur në katin e shtatë të një pallati. Vetë Levanti banonte në katin e dytë të të njëjtit pallat, por është detyruar të ngjitej në katin e sipërm pasi po ndiqej nga autorët.
Policia ka ngritur pistat e para të kësaj ngjarje të rëndë, duke hedhur dyshime se ajo ka ndodhur për motive hakmarrje. Kjo pasi para disa ditësh vëllai i viktimës ka plagosur një person. Ngjarja ka tmerruar banorët e pallatit, një pjesë e të cilëve kanë dalë jashtë të alarmuar.
Ndërkohë në vendngjarje ka forca të shumta policie, ndërsa kjo e fundit ka shoqëruar dhjetëra dëshmitare dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen
Gjithashtu,në në orët e para të mëngjesit të sotëm një tjetër vrasje ka ndodhur në Lezhë. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Torovicë, ndërsa viktima është shtetasi Marash Ndreu 65-vjec.
Mësohet se ky i fundit është qëlluar me armë sapo ka dalë nga shtëpia, ndërsa shkak i vrasjes është bërë një grindje i vjetër me persona të tjerë.
Fillimisht viktima ka mbetur i plagosur, ndërsa ka humbur jetën pas transportimit në spital. Policia ka etiketuar disa të dyshuar për ngjarjen, por ende nuk është ndaluar autori./A.XH