E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamur Noka, në kafe me shoferin e Arben Frrokut (FOTO)

Para pak kohësh Ministri i Brendshëm, Flamur Noka krenohej se nuk ka asnjë provë që e lidhte atë me botën e krimit. Ndërkohë që në disa foto, Flamur Noka, së bashku me zëvendësin e tij, Arben Ristanin, duket se kanë takuar e ndenjur gjatë me shoferin e të akuzuarit si vrasës i komisar Ditan Lamaj. Fotot janë bërë publike nga deputeti Sajmir Tahiri, sipas të cilit bëhet fjalë për një takim të drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Brendshme me Vlash Gjonin, që është dhe i afërm i Arben Frrokut.  Takimi është zhvilluar në kafen në pronësi të vetë Vlashit, Bar Ardi, Rr. 3 Dëshmorët.

Pas fotos së gostisë me çifteli të Kuliçit dhe drejtuesve të lartë të policisë me Arben Frrokun, këto foto i shtohen dyshimit publik se tradhtia ndaj komisar Dritan Lamajt ka qenë e organizuar nga maja e piramidës së kupolës së policisë, thotë Tahiri në statusin e tij të rrjetit social.

Përveç publikimit të fotove, Tahiri kërkon që Mul Noka të  shpjegojë publikisht nëse në këtë takim është diskutuar për Arben Frrokun, si dhe fatin e hetimeve për vrasjen e komisar Ditan Lamaj. A komprometohen hetimet për vrasjen e Dritan Lamajt nga këto takime? Cila është lidhja e Mul Mokës dhe Ristanit me shoferin dhe kushëririn e Arben Frrokut?, pyet deputeti socialist, duke ngritur dyshime të mëdha mbi takimin e zhvilluar.

Është e sigurt se një ministër që shkulet nga zyra për të takuar shoferin e të kërkuarit kryesor për vrasjen e një komisari dhe nuk shkulet nga zyra të takojë familjaret e vetë komisarit, ose operatorin e rrahur nga Erzen Breçani, ose qytetarët e nxjerrë jashtë shtëpive prej leckash me dhunë e plumba nga policia, lë të kuptosh se nuk është aty si ministër për të bërë detyrën ndaj qytetarëve, por misionin ndaj partisë pushtet dhe përfaqësuesve të krimit, thotë deputeti Saimir Tahiri./l.ç

mul

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›