E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hakmarrje? Iu vu tritol mëngjesin e sotëm, “The Boss” në pronësi të Bledar Birçaj, i ekzekutuar tre vjet më parë me breshëri plumbash

Detaje të reja zbulohen në lidhje me tritolin që iu vendos mëngjesin e sotëm një lokali në Vlorë.

‘The Boss’ funksiononte si bar, restorant e piceri, në Lungomare ishte në pronësi të familjes së Bledar Birçajt i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen ‘Hajro Çakërri’.

‘The Boss’ nuk kishte funksionuar prej kohësh, por kishte vetëm pak ditë që ishte rihapur.

Biznesi ka qënë me qera, dhe është marrë sërish nga pronarët (vëllezërit e Bledarit) të cilët kanë pak kohë që e kanë vënë në punë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›