E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hakmarrje për sulmin në Makiivka, Moska: 600 ushtarë ukrainas të vrarë nga bombardimet në Kramatorsk

Mbi 600 ushtarë ukrainas jan ëvrarë nga Rusia në një sulm masiv me raketa në Kramatorsk. Njoftimi u dha nga Ministria ruse e Mbrojtjes, duke pretenduar se sulmi ishte në përgjigje të granatimit ukrainas në natën e Vitit të Ri, kur një raketë Himars goditi një bazë të përkohshme strehimi të trupave ruse pranë Donetskut, në Makiivka, ku sipas Kievit la 400 rusë të vdekur, ndërsa Moska deklaroi se u vranë 89 ushtarë.

Pas përfundimit të armëpushimit të njëanshëm të shpallur nga Moska, rusët i janë rikthyer sulmeve me raketa, teksa alarmet kanë e bombardimeve kanë rënë në rajonet e Kharkiv, Poltava, Dnepropetrovsk, Zaporizhzhia dhe Lugansk.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për “armëpushim të rremë”, duke shtuar se ata kryen sulme në shumë zona të ukrainës.

“Bota ishte edhe një herë në gjendje të shihte sot se si fjalë të rreme të çdo niveli po vinin nga Moska. Rusët kanë folur për një armëpushim të supozuar, por realiteti është se plumbat rusë goditën përsëri Bakhmutin dhe zonat e tjera të Ukrainës. Vetëm dëbimi i pushtuesit nga toka ukrainase do të nënkuptojnë rivendosjen e sigurisë dhe paqes”, tha ai./ TGCOM

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›