E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Turqia pengesë për anëtarësimin në NATO, kryeministri i Suedisë: Ankaraja po kërkon shumë

Kryeministri i Suedisë deklaroi se beson se vendi i tij përfundimisht do të ketë sukses të bëhet anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut , por është e pamundur të plotësohen kërkesat e Turqisë , e cila dihet se bllokon procesin e anëtarësimit.

Në veçanti, Ulf Kristersson nënvizoi se anëtarësimi në NATO është një nga prioritetet kryesore të qeverisë së tij në fushën ndërkombëtare, por sqaroi: “Turqia, nga njëra anë, konfirmon se ne kemi bërë gjithçka që kanë thënë, por në të njëjtin moment na kërkohet të bëjmë gjëra që janë të pamundura për t’u bërë dhe ne nuk duam të vazhdojmë në atë mënyrë.”

Ankaraja nga ana e saj ende nuk ka reaguar zyrtarisht për deklaratat e kryeministrit suedez, teksa kërkon që Suedia të dorëzojë të gjithë anëtarët kurdë që jetojnë atje, të etiketuar nga Ankaraja si terroristë.

Suedia dhe Finlanda aplikuan bashkërisht për anëtarësim në NATO majin e kaluar pas pushtimit rus të Ukrainës./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›