Haland “sulmon” trajnerin: Katër gola? Do kisha shënuar më shumë

12 ndeshje, 15 gola, me një mesatare: gol në çdo 62 minuta. fillimi i sezonit për Erving Haaland është monstruoze në aspektin e numrave. Një ecuri e jashtëzakonshme, duke marrë në konsideratë dhe faktin se në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, bomberi norvegjez arriti të shënojë 16 gola në 18 ndeshje me Dortmundin. Një sinjal i qartë se gjashtë muajt e parë me Salzburg(22 ndeshje, 28 gola) nuk ishin një rastësi.
Edhe në sfidën e djeshme përballë Hertha Berlin, e njëjta gjë, katër gola në pak më shumë se gjysmë ore lojë. Një sukses, i cili u ndërpre nga trajneri Favre, i cili pesë minuta para përfundimit të sfidës e zëvendësoi norvegjezin me një tjetër surprizë të skuadrës, Moukoko, diçka më shumë se 16 vjeç.
Në momentin e zëvendësimit, kamerat fokusuan sulmuesin dhe trajnerin duke biseduar, gjithmonë me një buzëqeshje në buzë: “Sa gola shënove, tre?”, i thotë trajneri. “Jo, kam shënuar katër”, ishte përgjigja e 20-vjeçarit. Më pas, sulmuesi ka zbuluar: “Unë gjithashtu, i thashë trajnerit se nëse nuk do më zëvendësonte, do kasha shënuar dhe golin e pestë”.