Hertha Berlin-Borussia Dortmud, analizë dhe formacionet e mundshme

Hertha Berlin pret në shtëpi skuadrën e Dortmundit, me fillim nga ora 20:30, ku mysafirët do të hynë në këtë ndeshje me qëllimin për t’iu rikthyer fitoreve, pas humbjes nga Bayern Munich 3:2, para ndeshjeve me kombëtare.
Forma momentale e Dormtundit është e mirë, ku brenda gjashtë ndeshjeve në të gjitha kompeticionet ka arritur të triumfojë në katër prej tyre dhe të regjistrojë dy barazime. Në anën tjetër, Hertha nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë, kështu duke regjistruar katër humbje, një barazim dhe një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit të zhvilluara.
Në renditje tabelare në kuadër të Bundesligës gjermane, Dortmund qëndron në pozitën e tretë me 15 pikë të tubuara në shtatë ndeshje të zhvilluara, kurse Hertha Berlin qëndrojnë të 12 në tabelë me vetëm shtatë pikë të grumbulluara, përcjell KosovaPress.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave mund ti gjeni më poshtë.
Hertha Berlin (4-2-2-2): Schwolow; Pekarik, Boyata, Alderete, Plattenhardt; Stark, Guendouzi; Darida, Cunha; Lukebakio, Piatek
Borussia Dortmund (4-2-3-1): Burki; Meunier, Akanji, Hummels, Guerreiro; Witsel, Dahoud; Sancho, Reus, Reyna; Haaland