E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halbauer e takon kryetarin ilegal të Zveqanit

Komandanti i KFOR-it, Volker Halbauer ka thënë sot në Zveqan se misioni i trupave të NATO-s në Kosovë është që të sigurojë “të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në paqe dhe në një ambient të sigurt”. Ai këto komente i ka bërë pas takimit me kryetarin e komunës së Zveqanit që Prishtina e quaj udhëheqës ilegal, Daragisha Miloviqin.

“Pasi në mes të Beogradit dhe Prishtinës ka filluar procesi i implementimit të marrëveshjës së Brukselit, KFOR-i do jap kontributin e vet që të përkrahë atë proces”, ka thënë më tutje Halbauer, transmeton Rel.

Komandanti i KFOR-it ka thënë se këtë do e vazhdojnë por në bazë të “një principi shumë të rëndësishëm, principit të paanësisë”.

“Të gjitha operacionet dhe detyrat që KFOR-i do i marrë do të jenë të qeta dhe të menduara mirë, dhe kur është e nevojshme në bashkëpunim me autoritetet lokale”, ka vazhduar më tej Halbuaer.

Udhëheqësi i trupave të NATO-s ka thënë se me kryetarin e komunës së Zveqanit ka biseduar edhe për rëndësinë e rendit dhe ligjit, mirëpo ai eka sqaruar se kjo nuk është detyrë e KFOR-it./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›