Pezullohet vendimi për 17.9 milionët e rrymës

Korporata Energjetike e Kosovës nuk do t’ia paguajë këstin mujor prej 1.4 milion eurove KEDS-it, ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen e arritur në mes dy kompanive.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e KEK-ut për vendosjen të masës së përkohshme në ekzekutim të kësaj marrëveshjeje deri në vendosjen definitive të padisë së KEK-ut ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat, shkruan “Koha ditore”
Ky këst është pjesë e marrëveshjes së arritur në mes KEK-ut e KEDS-it pas presionit të bërë nga Qeveria dhe ndërmjetësimit të ZERR-së.
KEK-u në këtë marrëveshje kishte pranuar të paguante çdo muaj nga 1.4 milion euro në mënyrë që të shlyente obligimet ndaj KEDS-it në vlerë prej 17.9 milion eurove. /Indeksonline/