E Diel, 1 Nëntor 2026

Halili: “Duka , baltë mbi Tiranën”Presidenti i Tiranës, Refik Halili: "E ka personale me mua"

Rrjetet sociale:

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, akuzoi presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, se po bën një lojë jo të ndershme me klubin bardheblu. “E ka personale me mua dhe po përpiqet të hedhë baltë mbi Tiranën. Kjo, për të mbuluar shitjet e ndeshjeve me Kombëtaren”, - tha njëshi i 24-herë kampioneve. Halili shkoi edhe më tej në akuzat e tij: “Duka ka abuzuar edhe me tenderat e ndriçimit të stadiumeve dhe të drejtës televizive”.

GJASHTE KLUBE

Përveç dy klubeve shqiptare janë dhe FC Dinaburg e Letonisë, NK IB Ljubljana e Slovenisë dhe Budapest Honved i Hungarisë. UEFA kishte hartuar një listë paraprake prej 40 ndeshjesh të dyshuara përpara se të hartonte listën me shtatë ndeshje që tashmë janë nën hetim, ku tre prej tyre i përkasin dy ekipeve shqiptare: Vllaznia (2, në Ligën e Europës) dhe Tirana (1, në Ligën e Kampioneve).


DYSHIMET

UEFA i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit informacione të posaçme në lidhje me ndeshjet e dy ekipeve shqiptare të dyshuara, Vllaznia e Tirana. UEFA dyshon se ndeshja e kthimit e turit të dytë kualifikues midis Stabaek dhe Tiranës, e përfunduar 4-0 në favor të norvegjezëve është e trukuar. Takimi është luajtur, më 21 korrik 2009. Takimi i parë në “Qemal Stafa” kishte përfunduar 1-1. UEFA futur në listën e saj të hetimeve edhe të dyja ndeshjet e turit të dytë të Ligës së Europës midis Rapidit të Vjenës dhe Vllaznisë së Shkodrës, të fituar nga skuadra austriake 5-0 në Vjenë dhe 3-0 në Shkodër. Bashkë me këto janë dhe ndeshjet Bnei Yehuda Tel-Aviv FC - Bnei Yehuda Tel-Aviv FC dhe NK IB Ljubljana and Metallurg Donetsk.


Numri i klikimeve - 1780
  E Premte, 27 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›