Shorti, FIFA përzë MaradonënFIFA e shpall Diego Armando Maradonën të “padëshirueshëm" ne hedhjen e shortit te Boterorit

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - FIFA e shpall Diego Armando Maradonën (El pipe d’oro), të “padëshirueshëm” për mbrëmjen magjike të shortet për Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut, që starton më 11 qershor. Vendimi është publikuar dje nga vetë qeveria e futbollit, si sanksion për batutat “hot” që ai lëshoi pas ndeshjes së fundit në grup për eliminatoret e botërorit kundër Uruguajit, të fituar me rezultatin 1-0 nga Argjentina. Maradona nuk do të jetë prezent gjatë hedhjes së shortit më 4 dhjetor, ndërsa pezullohet me një ndeshje, atë kundër Katalunjës në Barcelonë, që do të zhvillohet më 22 dhjetor dhe Argjentina do të drejtohet nga Hektor Enrikue. Sanksioni përfundon më 15 janar, datë kur Diego do i rikthehet kombëtares. Edhe një herë FIFA konfirmon se djaloshi i artë i botërorit 1986 në Meksikë, i trazon shumë ujërat e kësaj qeverie.
Numri i klikimeve - 1775
E Premte, 27 Nentor 2009