E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halili Ja pse iku Silagailis

Sipas presidentit Refik Halili letonezit iu paguan te gjitha parate sipas kontrates dhe me pas u la i lire pasi ai nuk konsiderohej me si nje lojtar i vlefshem per skuadren e drejtuar nga Nevil Dede. Po Tirana ka prishur kontraten me futbollistin letonez duke e lene te lire. Ai mori parate sipas kontrates plot 17 mije euro dhe nga sot dje eshte i lire te luaj kudo ka konfirmuar per Panorama Sport z.Halili.
Mbrojtesi - Arturs Silagailis erdhi te Tirana ne veren e ketij viti nga skuadra e Krivbasit ne Ukraine. Sipas Refik Halilit sebep ne afrimin e tij te skuadra bardheblu ishte bere mesfushori i Kombetares dhe nje prej lojtareve me cilesore qe ka dale nga organika e Tiranes ne dekaden e fundit Ervin Bulku. Nuk eshte e thene edhe ne bejme gabime ne merkato. Me kete futbollist pas disa muajsh qe u pa te skuadra mund te them se kemi gabuar. Une jam nje person qe degjoj me dashamiresi ata qe e kane dashur dhe vazhdojne ta duan kete fanelle ndaj me sugjerim te Ervin Bulkut e mora kete futbollist ne skuader duke i paguar edhe kartonin 10 mije euro. Por sic duket gjerat si per te dhe per Tiranen nuk shkuan ne drejtimin e duhur ka pohuar Halili.
Te tjeret - Nderkaq te Tirana e sigurt eshte se letonezi nuk do te jete i vetmi qe do te largohet. Sipas informacioneve edhe Rrahman Hallaci Shpetim Babaj dhe Andi Lila mund te prishin kontratat e tyre gjate ketij muaji. Dy te paret nuk shihen si pjese e formacionit titullar nga trajneri Dede ndaj nje prishje e kontrates ne menyre konsensuale si nga lojtaret dhe nga klubi duket me se e sigurt. Madje sot parashikohet nje takim mes Hallacit dhe drejtuesve te klubit pikerisht per kete gje. Ndersa per Andi Lilen tjeter gje. Atij i perfundon kontrata ne janar dhe ne rast se nuk rinovon ose ndonje oferte nga nje klub i huaj atehere ai do te largohet nga Tirana. Hajduku i Splitit ne Kampionatin kroat ka bere hapin e pare ashtu sikunder edhe Sherif Tiraspoli ne Kampionatin moldav skuadra qe eliminoi Dinamon nga Liga e Kampioneve. Gjithsesi ketu duhet marre parasysh edhe influenca e presidentit Refik Halili i cili e ka konsideruar Lilen si liderin e ardhshem te bardhebluve. Halili Rrogat Do paguhen te gjithe

Te Tirana do te paguhen te gjithe pa perjashtim deri ne qindarken e fundit. Deklarata vjen nga presidenti i ketij klubi z.Refik Halili i cili ka shpjeguar ngercin e rrogave dhe pakenaqesite e lojtareve. E kam lexuar ne shtypin e perditshem vazhdimisht faktin e rrogave te Tirana. Ajo qe une di tju them me nje siguri te plote dhe kete jeni te lutur me pas qe ta verifikoi eshte se te gjithe lojtaret e Tiranes nga i pari tek i 30-ti do te paguhen deri ne qindarken e fundit. Madje te gjitha rrogat e prapambetura do te jepen para Vitit te Ri. Per kete te jene te sigurt e theksoj qe te gjithe ka perfunduar Halili. Deri diten e djeshme sipas informacioneve te Tirana jane paguar titullaret e ekipit. Sot ose neser pritet qe te shlyen te gjithe lojtaret pa perjashtim. Kujtojme se nje pjese e lojtareve kryesisht te huajt kane marre edhe parapagim nga klubi ne fillim te sezonit.

Leonard Karaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›