Onufri 2010 27 artiste ne gare
Pas nje hulumtimi ne atmosferen krijuese te arteve pamore shqiptare kuratorja e edicionit te 17-te Onufri 2010 Suzana Varvarica Kuka ka perzgjedhur emrat e artisteve pjesemarres. Jane plot 27 syresh te cilet gjallojne ne jeten kulturore jo vetem te kryeqytetit dhe i permbahen me se shumti konceptit kuratorial te ketij viti. Mbizoterojne moshat e reja por nuk mungojne edhe markat ne fushen e piktures sic eshte piktori Gazmend Leka i cili vazhdimisht e ndjen te nevojshme te marre pjese ne aktivitete e te ballafaqoje punet e tij me ato te piktoreve te tjere pavaresisht brezit qe i perkasin. Une jam artist kjo eshte fija lidhese qe do te bashkoje veprat te cilat do te marrin pjese ne kete edicion. Kuratorja e sheh shume te lidhur punen e artistit ne kontekstin ne te cilin ai jeton e punon. Zhvillimet e artit ne brendesi te kufijve te saj kane nje
histori te vecante dhe lidhen ne menyre te natyrshme me historine e politikave edukuese e kulturore te qeverive te perkohshme nga kohet e hershme deri ne te tashmet. Ne kete arsye skena Onufri do te marre persiper te zbuloje para publikut artin dhe artistin e tyre te cilet nuk mund te perjashtohen nga historia e vecante e rendesishme e deformuar e plot andralla e popullit te tyre. Ashtu si nuk mund te perjashtohet qe ata jane te brumuar nga lengu i kesaj historie njerezore. Dhe ne menyre te natyrshme jeta jashte mureve te muzeve perpiqet te shpalose idene se identiteti i artit dhe individualiteti i artistit jane nje ceshtje kundershtimi dhe aspak nje ceshtje afirmimi shkruan Kukan ne konceptin e saj kuratorial. Ekspozita do te hapet ne daten 23 dhjetor ndersa cmimet do te ndahen vitin qe vjen.
Pjesemarresit
Ne edicionin e ketij viti marrin pjese artistet Andi Hila Alketa Ramaj Anon Artan Dracini Driton Selmani Gazmend Leka Genti Korini Gentian Gjikopulli Greta Lami Gjergji Shoshi Edmond Gjikopulli Endri Dani Enkelejd Zonja Entela Kasemi Heldi Pema Ilirjan Shima Ledia Konstandini Matilda Odobashi Nje njeri Nikolin Bujari Oriana Kamberi
Rezart Galica-GIqi Sabile Tmava-BILLI Sara apaliku Sidi Kanani Violana Murataj Yllka Gjollesha.