Halili-Vata: Ja shkeljet që po paraprijnë Asamblenë

(Gazeta "SPORTI SHQIPTAR") - E enjtja e datës 4 mars 2010 i ka vënë krah për krah në një konferencë për shtyp dy kandidatët për president të FSHF-së, Refik Halilin dhe Rudi Vatën. Në një dalje të përbashkët para gazetarëve, dy rivalët e Armand Dukës për kreun e futbollit shqiptar i kanë kërkuar këtij të fundit rregulla të barabarta gare. Njëkohësisht kanë bërë të ditur një skandal, sipas tyre, që “Shoqata e Futbollit Amator”, e cila ka propozuar kandidatë për postet drejtuese të FSHF-së, por edhe është dominuar me të drejtën e 8 delegatëve me të drejtë vote në Asamblenë e 9 marsit, nuk figuron e regjistruar në gjykatë, sipas legjislacionit përkatës në fuqi. Cka e bën këtë shoqatë inekzistente për të bërë propozime dhe për të patur 8 vota, aq sa zona ka në tërë Shqipërinë. Përmes një konfirmimi zyrtar të bërë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, përmes një shkrese me numër protokolli 883/2, datë 03.03.2010, kancelari i gjykatës në fjalë, Ilir Sauli, konfirmon pikë për pikë si vijon: “Në përgjigje të shkresës suaj, datë 02.03.2010, ju sqarojmë se nga verifikimet e bëra në regjistrat e Zyrës së Rregjistrimit të OJF-ve, momentalisht nuk figuron “Shoqata e Mjekëve Sportivë”, as “Shoqata e Futbollit Amator”, të rregjistruara pranë kësaj zyre.”
Kjo do të thotë se dy shoqatat në fjalë, duke mos qenë të rregjistruara në gjykatë, nuk kanë asnjë fuqi ligjore, as vendimmarrëse. Për këtë gjë, dy kandidatët për presidentë të FSHF-së, Duka dhe Vata, kanë informuar në një takim që kanë pasur me ministrin e MTKRS-së, Ferdinand Xhaferri”, edhe ministrinë e linjës, gjë të cilën e kanë bërë edhe me UEFA-n, edhe personalisht me sekretarin e përgjithshëm të qeverisë së futbollit europian, Xhiani Infantino. I konsideruar si skandal ligjor, me qëllime të caktuara të presidentit aktual, Armand Duka, por që cenon barazinë e garës, pasi “Shoqata e Futbollit Amator” është bërë pjesë e FSHF-së tashmë, paguhet prej saj, cka e favorizon hapur presidentitn në detyrë. Bëhet fjalë për 8 vota të futbollit amator, por edhe për një votë të mjekëve sportivë, dy shoqata me të drejtë vote në Asamblenë e 9 marsit, sipas FSHF-së aktuale, por në kundërshtim me ligjin, sepse nuk mund ta kenë këtë të drejtë, duke mos qenë të rregjistruar në gjykatë. Një cështje e nxehtë, që kërkon sqarimet përkatëse, për të cilat dy rivalët e Dukës i janë drejtuar MTKRS-së dhe UEFA-s.
Në këtë konferencë për shtyp të përbashkët, Halili dhe Vata kanë denoncuar edhe disa shkelje të tjera statusore, sipas tyre, që po i paraprijnë asamblesë zgjedhore të 9 marsit. Këto shkelje, për rivalët e Dukës, krijojnë klimën e një pabarazie të kandidatëve në këtë garë:
- Statuti aktual dhe rregullat e procedurave të asamblesë nuk parashikojnë pjesëmarrjen e vëzhguesve si përfaqësues të secilit kandidat. Këta vëzhgues duhet të pranohen dhe të jenë prezent në numërimin e votave, të firmosin fletën e votimit.
- Cdo kandidat duhet të ketë mundësinë ë thirrjes së të ftuarve në këtë asamble, me numër të barabartë.
- Sipas statutit të rregullores së asamblesë, vepron aktualisht komisioni i verifikimit të dokumentacionit të kandidatit. Ky komision, i cili detyrohet nga Z.Shyqyri Ballgjini, duhet të shpallte me vendim të arsyetuar miratimin e kandidatëve dhe delegatëve në asamble dhe në të njëjtën kohë, po me vendim, të arsyetonte përjashtimin e ndonjë kandidati apo delegati. Deri në këto momente nuk është shpallur asnjë vendim, por janë skualifikuar pa motive i propozuari i Bashkisë së Tepelenës për në Komitetin Ekzekutiv, Zoti Fatbardh Jera. Analog është edhe rasti i Klubit të Futbollit “Partizani”. Ky komision, në përbërjen e tij ka anëtarë me konflikt interesi, pasi në të njëjtën kohë janë edhe delegatë me të drejtë vote. Konkretisht, në këto pozita është Zoti Prek Pjetrushi, i cili është delegat me të drejtë votë i “Shoqatës së Arbitrave”.
- Duke thyer parimin “një anëtar, një votë”, “Shoqata e Futbollit Amator”, e cila përbën 1 (një) anëtar te FSHF-së, ka të drejtën e 8 votave. Kjo shoqatë, që nuk është e rregjistruar fare në gjykatë, paraqet 8 delegatë me nga një votë secili, delegatë këta që nuk janë zgjedhur nga ndonjë forum, por janë përcaktuar nga përgjegjësi i tyre, i cili është punonjës i FSHF-së (për dijeni, përgjegjësi është Millan Baci).
- Eshtë e pajustifikueshme, mbasi nuk ka asnjë praktikë, si brenda, edhe jashtë vendit, që asambletë zgjedhore të zhvillohen larg selisë së FSHF-së. Asamble të zakonshme mund të bëhen në një qytet tjetër, por në rastin konkret kemi të bëjmë me një asamble zgjedhore.
- Në rendin e ditës së miratuar nga Komiteti Ekzekutiv për këtë asamble, nuk parashikohen bërje pyetjesh dhe diskutimesh në momentin kur duhet të miratohet buxheti. Kjo është në kundërshtim me të drejtat që kanë anëtarët e një shoqate, sic është në rastin konkret FSHF-ja. Të gjitha shqetësimet e parashtruara më lart ia kemi bërë me dije UEFA-s dhe MTKRS-së.”
Kandidaturat për president i FSHF-së
1. Armand DUKA
2. Rudi VATA
3. Refik HALILI
Kandidaturat për anëtar të KE-së
1.Bujar KASMI
2. Lutfi NURI
3. Skënder HYKA
4.Artan HAJDARI
5. Arben BICI
6.Muhedin TARGAJ
7.Alban ALIKO
8.Bardhyl MINXHOZI
9.Alfred ZIAJI
10.Fatos HOXHA
11.Erogen BRAJOVIÇ (VASO)
12.Edmond HAXHIA
13.Arben DERVISHAJ
14.Sulejman STAROVA
15.Apostol GOCI
16.Abdyl KURIU
17.Kreshnik ÇIPI
18.Pjerin FUSHAJ
19.Ridvan KULLI
20.Tomorr SEFA
21.Artan SHYTI
22.Flamur BIME
23.Qazim SEJDINI
24.Gjergj THAKA
25.Medin ZHEGA
Lista e 65 delegatëve me të drejte vote
Dinamo Besnik Sula
Besa Nexhat Bizhdili
Apolonia Koço Kokëdhima
Tirana Riza Hicka
Skënderbeu Agim Zeqo
Flamurtari Shpëtim Gjika
Teuta Edmond Hasanbelliu
Kastrioti Artan Djala
Vllaznia Valter Fushaj
Gramozi Adriatik Braçe
Laçi Pashk Laska
Shkumbini Ilir Rrushi
Skrapari Dashnor Naço
Memaliaj Pëllumb Bodeci
Bilishti Spartak Meraku
Gramshi Kujtim Baholli
Ballshi Besnik Kapllanaj
Partizani Paro Laçi
Lezha Marash Cali
Dajti Albert Bana
Ada Alfred Pjetri
Burreli Murat Koliqi
Cërriku Gentian Gjoka
Lushnja Albert Sanxhaku
Gjirokastra Flamur Bime
Pogradeci Artan Shkëmbi
Elbasani Qazim Sejdini
Librazhdi Jovan Gugu
Çlirimi Harilla Mile
Egnatia Adriatik Leka
Erzeni Fundim Dollaku
Iliria Fatmir Sala
Korabi Sokol Muho
Luzi Lavdërim Lushaj
Mamurras Ded Ndreca
Naftëtari Artur Kurti
Olimpiku Kujtim Beqiri
Përparimi Hasan Halili
Sukthi (nuk voton)
Tërbuni Bujar Mehja
Veleçiku Ramadan Likaj
Albpetrol Bardhi Meli
Butrinti Emiljano Zaro
Delvina Dhimitraq Janku
Domosdova Artur Topi
Himara Pano Koka
Kelcyra Astrit Caushi
Maliqi Gëzim Topçiu
Përmeti Llazar Thanasi
Pojani Trifon Meraku
Poliçani Vladimir Dashi
Tepelena Roland Gaba
Tomori Pëllumb Berberi
Vlora Agron Haxhiraj
Mjekësia Profit Canaj
Arbitrat Prek Pjetrushi
Trajnerët Vladimir Ajazi
Minifut. Alfred Zijai
Zona 1 Tr Gani Xhafa
Zona 2 Le Engjëll Pjetrushi
Zona 3 Dr Mikel Furxhi
Zona 4 El Ilirjan Yshmeri
Zona 5 Lu Saimir Malko
Zona 6 Sh Armand Cungu
Zona 7 Gj Xhavit Kacorri
Zona 8 Ko Bardhi Çekiçi
Cfarë thotë statuti për zgjedhjet
Sa u takon zgjedhjeve në futbollin shqiptar, po citojmë më poshtë pikat kryesore, lidhur me të drejtën e votës, emërimin si delegat në asamle, numrin dhe përcaktimin e delegatëve, numri i duhur i votave që duhet të marrë presidenti apo anëtarët e komitetit ekzekutiv etj.
NENI 9
Të drejtat e anëtarëve
e. Të propozojnë kandidatët për organet e FSHF-së për t’u zgjedhur në Asamblenë e Përgjithshme.
f. Të hartojnë propozime për axhenden e Asamblesë së Përgjithshme.
NENI 20
Emërimi i delegatëve
1. Anëtarët emërojnë delegatët e tyre zyrtarë të autorizuar për t’i përfaqësuar ata, në përputhje me Statutet e tyre.
2. Delegatët zyrtarë duhet të jenë të pajisur me një prokurë të dhënë nga organi i tyre i autorizuar. Ata gjithashtu duhet të kenë evidencë për ta provuar këtë ashtu si kërkohet sikurse edhe provë për identitetin personal të tyre.
3. Anëtarët janë tëë detyruar të dërgojnë listën e emrave të delegatëve të tyre në Sekretariatin e Përgjithshëm të FSHF-së jo më vonë se 20 ditë para datës së zhvillimit të Asamblesë.
NENI 21
Numri dhe përcaktimi i delegatëve
1. Numri i delegatëve për klubet e futbollit është përcaktuar në përputhje me pjesëmarrjen në sistemin e garave të FSHF-së si vijon:
a. Klubet e futbollit të kategorisë Superiore kanë secili nga nje delegat,
(aktualisht 12 klube = 12 vota).
b. Klubet e futbollit të Ktegorisë Parë kanë secili nga një delegat, (aktualisht 18 klube = 18 vota)
c. Klubet e futbollit të Ktegorisë Dytë kanë secili nga një delegat, (aktualisht dy grupe me 25 klube secila = 25 vota).
2. Shoqatat specifike të futbollit kanë numrin e mëposhtëm të delegatëve:
a. Shoqata e Mjekësisë Sportive ka një delegat;
b. Shoqata e Arbitrave ka një delegat;
c. Shoqata e Trainerëve ka një delegat;
d. Shoqata e Minifutbollit ka një delegat;
3. Secili nga 8 rajonet futbollistike të Shoqatës së Futbollit Amatorë kanë nga një delegat.
4. Çdo delegat ka të drejtën e një vote dhe nuk mund të përfaqësojë më shumë se një anëtar.
NENI 22
Fushat e autoritetit (Kompetencat)
j. Zgjedh Presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv çdo katër vjet;
NENI 26
Numri i duhur i votave (Quorum)
1. Asambleja e Përgjithshme (e zakonshme ose e Jashtëzakonshme) mund të marrë vendime të vlefshme vetëm kur shumica absolute [50 %+1] e të gjithë anëtarëve të FSHF-së përfaqësohet nga delegatë të caktuar posaçërisht.
2. Nëse numri i duhur nuk arrihet, një Asamble e Përgjithshme e dytë duhet të mbahet 24 orë pas të parës me të njëjtin rend dite.
3. Nuk kërkohet shumicë për mbledhjen e dytë, përveç rasteve kur në rendin e ditës janë parashikuar:
a. Ndryshime të statuteve të FSHF-së;
b. Zgjedhja e presidentit të FSHF-së;
c. Zgjedhja e një anëtari të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së;
d. Pushimi i një ose më shumë anëtarëve të një organi të FSHF-së;
e. Përjashtimi i një anëtari të FSHF-së ose
f. Shpërbërja e FSHF-së;
4. Për këto pika të përmendura më sipër, nevojitet shumica e përcaktuar në paragrafin 1.
NENI 29
Zgjedhjet
3. Gjatë zgjedhjes së parë, Presidenti ka nevojë për 2/3 e votave të vlefshme me qëllim që të zgjidhet sipas rregullave. Në rastet kur asnjë nga kandidatët nuk arrin këtë shumicë, bëhet një raund i dytë zgjedhjesh midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Në raundin e dytë, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet President. Në rastet e votave të barabarta, votimi do të përsëritet. Nëqoftëse edhe votimi i dytë përfundon me rezultat të barabartë, vendimi merret nëpërmjet hedhjes së shortit nga Sekretari i Përgjithshem dhe monitoruar nga Komisioni i Verifikimit.
4. Zgjedhja e anëtarëve të mbetur të Komitetit Ekzekutiv dhe anëtarët e Komisionit të Verifikimit, letra e zgjedhjeve konsiston në një listë të të gjithë kandidatëve (në rend alfabetik). Kandidati zgjidhet në raundin e parë nëse mbështetet nga një shumicë absolute e votave të vlefshme (p.sh 50% + një votë). Në qoftë se nuk ka kandidatë të mjaftueshëm që arrijnë një shumicë absolute për të mbushur vendet bosh, organizohet raundi i dytë për të cilin një shumicë e thjeshtë (më të shumtat e votave) mjafton për një kandidat që të zgjidhet. Në rast barazimi bëhet raundi i tretë për të cilin mjafton një shumicë e thjeshtë. Në rastin e një barazimi të mëtejshëm, rezultati i zgjedhjeve përcaktohet nëpërmjet hedhjes së shortit nga Sekretari i Përgjithshëm.
NENI 30
Përbërja
1. Komiteti Ekzekutiv përbëhet nga 11 anëtarë:
a. Presidenti
b. Dy zv/presidentë
c. Tetë anëtarë të thjeshtë
2. Presidenti i zgjedhur i Shoqatës së Arbitrave të Futbollit Shqiptar është në të njëjtën kohë automatikisht dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.
3. Një anëtar i FSHF-së mund të propozojë vetëm një kandidat për president ose një kandidat për vendet e mbetura në Komitetin Ekzekutiv.
4. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
a. Të jetë shtetas shqiptar dhe të banojë në Shqipëri;
b. Të mos jetë i dënuar për krim të rëndë;
c. Të lëshojë një deklaratë me shkrim se ai jep dorëheqjen nga funksionet brenda
anëtarësisë së FSHF-së nëse zgjidhet;
d. Të jetë nën moshën 70 vjeç në datën që mbahet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore;
e. Kushte të tjera në lidhje me shkollimin apo kualifikimin e nevojshëm të përcaktuara në termat e referencës korresponduese të miratuara nga Komiteti Ekzekutiv.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 04 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili