E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motorët e F1, gati për start

www.gazetaret.com - Me rikthimin e jashtëzakonshëm të shtatë herë kampionit të botës, gjermanit Mikael Shumaker, do të nisë më 12 mars edhe Kampionati Botëror i Formuala 1, me garën e parë të këtij viti në cirkuitin e Sakhirit në Bahrein, të programuar në datën 14 mars. Është pikërisht ish-piloti i Ferrarit, sot te Mercedesi, gjermani Mikael Shumaker, ai që ka vendosur në vitin 2004 edhe rekordin e xhiros më te shpejtë në pistën prej 6.229 km, me kohën 1 minutë e 30 sekonda e 232 të qindtat. Tashmë, 41-vjeçari është pjesë e skuderisë Meklaren, ku kërkon të vendosë të tjera rekorde.

Sezoni i këtij viti bashkon në pistë 7-herë kampionin e botës, Mikael Shumaker (për herë të fundit në vitin 2004), por e veçanta është se skuderia britanike Meklaren ka brenda saj dy kampionët e fundit të botës, Luis Hemiltonin (kampionin e vitit 2008, njëherësh edhe i vetmi me ngjyrë) dhe Xhenson Batonin (kampionin e vitit 2009). Ndërkohë që Shumaker garon për një skuderi gjermane, te Ferrari piloton spanjolli Fernando Alonso, dy herë kampion i botës me skuderinë franceze Reno, në vitin 2005 dhe 2006.

Gara është e hapur. Sipas bosit të Formula 1, Bërni Eklestonit, sezoni 2010 do të jetë viti në të cilin Xhenson Baton do të tentojë të vërtetojë me çdo kusht se është më i aftë se Luis Hemiltoni. Kampioni i botës së vitit 2008 me Meklaren do të garojë përkrhah me kampionin e botës së vitit 2009 me Braun GP. “Xhenson është Xhensoni. Një kampion madhështor, më se i merituar, por tani duhet ta shohim kur të garojë në krah të Hamiltonit”. Padroni 79-vjeçar i F1 flet pozitivisht për të gjithë: “Fernando Alonso ka një kararker shumë spanjoll. Është i aftë, i besueshëm dhe një pilot fantastik”.

Bosi i Mercedesit, Ros Braun, ka besim se skuadra e tij dot ë jetë më e shpejtë kur të vijë gara e Bahreinit, për më tepër që ka Mikael Shumakerin, një ujk të vjetër. “Me Mikaelin dhe Nikon besoj se sezonin do ta gjejë në vendin dhe nivelin e duhur, duke luftuar për fitoret e garave”. Ish-kampioni i botës, Niki Lauda (1975, 1977, 1984), tha: “Kur Mikael garon në pistë ai jep maksimumin. Asnjë nuk është në gjendje të mbajë ritmin e tij”.

Nga ana tjetër, shefi i Ferrarit, Stefano Domenikali, shtoi se Ferrari do të jetë pjesë e skuadrave të kreut, teksa beson shumë te aftësitë e Felipe Masës dhe Fernando Alonsos. “Paraqitjet e skuadrave të mëdha janë të përafërta, një gabim i vogël mund të kushtojë shumë, duhet dhënë maksimumi gjatë gjithë kohës”.

Spanjolli i Ferrarit, Fernando Alonso, e ka të qartë detyrën e tij në një prej skuadrave më të dashura në botë: “Titulli? Çdo vit kampionati është më i vështirë, por nga ana tjetër nuk mund ta mohoj se është ekzaltues. Jam i vetëdijshëm që nuk do ta kem aspak të lehtë, por unë do të zbres në pistë me synimin për të arritur gjithnjë fitore. Konkurrenca këtë sezon do të jetë edhe më e fortë se herët e tjera, pasi garojnë shumë kampionë bote”.


“Perandori” Shumaker

Rekordet “made in Shumi” e bëjnë gjermanin Mikael Shumaker “perandorin” absolut në Formula 1, ku ai mban thuajse të gjitha rekordeve në Formula 1: shtatë herë kampion (1994, 1995, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004); 91 fitore absolute, 154 podiume, 68 “pole”, 76 xhiro të shpejta, 1369 pikë.

TË DHËNA

4 skuadra

marrin pjesë për herë të parë në katë kampionat botëror: Virxhin, Kampos, HRT Cosurth, Lotus dhe Mercedes GP, kjo e fundit ka si pilot legjendën gjermane, Mikael Shumaker.

19 gara

do të zhvillohen gjatë këtij kampionati të Formula 1. E para nis në Baherin, më 14 mars dhe e fundit përfundon në Dubai, tetë muaj më pas, më 14 nëntor 2010.

12 skuderi

do të garojnë për titullin kampion për konstruktorët. Katër prej tyre ka mundur të fitojë të paktën një titull: Ferrari (16), Meklaren (8), Uiliams (9) dhe Reno (2).


Shumi, 11.9 milionë
dollarë për kapelen

Mikael Shumaker mban edhe një rekord “origjinal i tij”. Në nëntor të vitit 1999 gjermani shiti të drejtat e tij te imazhit për pjesën para të kapeles së tij për 14.6 milionë marka gjermane (11.9 milionë dollarë). Kompania gjermane “Deutsche Vermogensberatung” pagoi këtë shumë për të vendosur një reklamë të përmasave 10 cm x 8 cm në kapelën e tij të kuqe pas fitimit të garave ose të një vendi në podiumin e fituesve, një kontratë që u zgjat më pas deri në vitin 2010. Shumaker pilotoi një makinë garash kart kur ai ishte vetëm katër vjeç, duke qenë edhe sportisti më i ri në moshës që bënte pjesë në klubin e Kerpenit. Menaxheri i tij Vili Veber dalloi gjeninë e gjermanit, duke investuar vetëm një shumë të vogël, për të fituar më pas shuma marramendëse nga të drejtat.


Formula 1

Formula One, apo e njohur shkurt si Formula 1 apo F1, është kampionati i nivelit më të lartë në garën e makinave. Termi “Formula” i referohet një seti rregullash të cilat duhet t’i plotësojnë të gjithë pjesëmarrësit dhe makinat. F1 konsiston në një seri garash, të njohura si “Grand Prix”. Në Formula 1 brenda një sezoni zhvillohen dy kampionate të kombinuara, një për konstruktorët e makinave dhe tjetri për pilotët. Shpejtësia e makinave në pistë mund të arrijë deri në 360 km/orë. Formula 1 ka një audiencë të madhe televizive globale që arrin deri në 600 milionë shikues për sezon. Kampionati i parë i Formula 1 është zhvilluar në vitin 1950 dhe kampion ka dalë italiani Nino Farina me skuderinë Alfa Romeo Ferrari. Pilotët që garojnë duhet të disponojnë një superlicencë.

Biznes i madh

Qysh nga viti 1970, Bërni Ikleston arriti ta konvertojë të drejtat komerciale drejt një biznesi sportiv multimiliardësh. Marrrëveshjet financiare bazohen në shitjen në paketë.

Bërni Ikleston
Bosi i Formula 1 është një ndër më të pasurit në botë, me një pasuri që shkon deri në 2 miliardë dollarë. Së fundi anglezi është divorcuar.


GARAT E SEZONIT 2010
Shteti Pista Data
1. Bahrein Sakhir 14.03.2010
2. Ausrtrali Melburn 28.03.2010
3. Malajzi Kuala Lampur 04.10.2010
4. Kinë Shangai 18.04.2010
5. Spanjë Katalunja 09.05.2010
6. Monako Monte Karlo 16.05.2010
7. Turqi Stamboll 30.05.2010
8. Kanada Montreal 13.06.2010
9. Europë Valencia 27.06.2010
10.Angli Silverstone 11.07.2010
11.Gjermani Hokenhajm 25.07.2010
12.Hungari Budapest 01.08.2010
13.Belgjikë Frankoshamp 29.07.2010
14.Itali Monza 12.09.2010
15.Singapore Singapore 26.09.2010
16.Japoni Suzuka 10.10.2010
17.Kore Jeongam 24.10.2010
18.Brazil Sao Paolo 07.11.2010
19.Dubai Jas Marina 14.11.2010

Skuderitë dhe pilotët

1. MekLaren
Pilotët:
Xhenson Baton (Angli)
Luis Hemilton (Angli)
Sezoni i parë: 1966
Kampionate të fituara: 8

2. Mercedes GP
Pilotët:
Mikael Shumaker (Gjermani)
Niko Rosberg (Gjermani)
Sezoni i parë: 2010
Kampionate të fituara: 0

3.Red Bull
Pilotët:
Sebastian Fetel (Gjermani)
Mark Veber (Australi)
Sezoni i parë: 2005
Kampionate të fituara: 0

4. Ferrari
Pilotët:
Felipe Masa (Brazil)
Fernando Alonso (Spanjë)
Sezoni i parë: 1950
Kampionate të fituara: 16

5. Ulliams
Pilotët:
Rubens Barikelo (Brazil)
Niko Hulkenberg (Gjermani)
Sezoni i parë: 1975
Kampionate të fituara: 9

6. Reno
Pilotët:
Robert Kubika (Poloni)
Vitali Petrov (Rusi)
Sezoni i parë: 1977
Kampionate të fituara: 2

7. Force India
Pilotët:
Adrian Sutil (Gjermani)
Vitantonio Liuci (Itali)
Sezoni i parë: 2008
Kampionate të fituara: 0

8. Toro Roso
Pilotët:
Sebastian Buemi (Zvicër)
Xhem Alguersuari (Spanjë)
Sezoni i parë: 2006
Kampionate të fituara: 0

9. Lotus
Pilotët:
Jarno Truli (Itali)
Heiki Kovalainen (Finlandë)
Sezoni i parë: 2010
Kampionate të fituara: 0

10. HRT
Pilotët:
Bruno Sena (Brazil)
Karun candhok (Indi)
Sezoni i parë: 2010
Kampionate të fituara: 0

11. Virxhin
Pilotët:
Timo Glok (Gjermani)
Lukas Di Grasi
Sezoni i parë: 2010
Kampionate të fituara: 0

12. BMW Sauber
Pilotët:
Pedro de la Rosa
Kamui Kobayashi
Sezoni i parë: 2010
Kampionate të fituara: 0


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 05 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›