E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi Do te kompensojme 100 per qind pronaret

Në tryezën ku u prezantua draft strategjia për reformen në fushen e të drejtave të pronësisë, ministri i Drejtesise Eduart Halimi deklaroi se jane dhene leje legalizimi për 52 mije pasuri tashme te perfshira ne sistemin e regjistrimit te pasurive te paluajtshme.

Ndersa jane ne proces te pergatitjes se dokumentacionit edhe 100 mije pasuri te tjera informale

"Jane ne proces te pergatitjes se dokumentationit tekniko-ligjor rreth 100 mije pasuri informale, jane miratuar miratuar nga Keshilli i Rregullimit te territori 127 dhe vendbanime informale jane miratuar ne Keshillat Vendore te Rregullmit te Territorit rreth 80 mije. Ne do kompensojme 100 për qind çdo pronar ata qe mendojme kthimin 100 perqind te pronareve gabojme duke prishur mijëra ndertime gabojne ne me skema reale, ne do te fillojme kompensimin real me pyje dhe kullota", tha Halimi.

Por kreu i shoqates Pronesi dhe Drejtesi, Agim Toro u shpreh se per hartimin e kesaj strategjie duhet te ishin kerkuar edhe konsulta me aktore e tjere.

"Kjo strategji duhej te arrihej ne bashkëpunim të ngushtë me ne, ne kete aspekt ne do te bejme nje studim te plote dhe do te dalim me konkluzione sepse kemi shume rezerva", tha Toro.

Zoti Toro u shpreh i rezervuar edhe per aluzinin dhe per kompensimin e pronareve te shpronesuar

"Dy persa i peket ALUIZN-it ne menojme qe deri me sot kompensimi i atyre qe shpronsohen per efekt shpronsimi vertet kane dale vendime ku jane shpronesuar, ne kete draft raportohen rreth 300 mije ha toke qe hyjne ne proces legalizimi, nese flasim me kete do te thote 100 mije hektare qe do te shpronesohen, megjithate shifrat per here te pare po behen prezente", tha Toro.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›