E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Gjykatat kanë liruar të inkriminuar

TIRANE- Gjyqtarë e prokurorë kanë liruar nga burgu persona të inkriminuar, që kanë siguruar në mënyrë të paligjshme paaftësinë e tyre mendore”. Akuza vjen nga ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili përmendi dje disa raste kur persona ishin liruar edhe me vendim të Gjykatës së Lartë, pavarësisht se ata gëzonin shëndet të plotë mendor.

“Kanë qenë jo të pakta rastet kur sistemi i drejtësisë ka abuzuar me të drejtën e shëndetit mendor, duke aplikuar këtë të drejtë në disa raste absolutisht të papranueshme. Duke liruar nga burgu persona, që kishin të bënin me trafikun e drogës për arsyen e vetme se vuanin nga depresioni i shëndetit mendorë, apo në kushtet e burgimit apo paraburgimit duke pretenduar se atyre u krijohej fobi nga burgjet. Ndëshkimi i abuzuesve me ligjin padyshim, që duhet të ndihmojë ata qindra e qindra gjyqtarë e prokurorë të ndershëm, të cilët kryejnë me përkushtim e fisnikëri detyrën e lartë, që u është besuar”- tha ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, në një prononcim për AS.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›