E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi Gjyqesori duhet te reformohet

Në një takim me kryetarët e gjykatave  dhe ambasadorët e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës e OSBE-së, Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, theksoi se gjyqësori ka nevojë të menjëhershme të reformohet për të fituar besimin e publikut.

Sipas Ministrit, një mënyrë e mirë për të filluar këtë proces do të ishte caktimi i hapur i gjyqtarëve, nëpërmjet shorteve ku të jetë publiku dhe media e pranishme. “Për çdo çështje, duhet të mbahet një short i hapur për publikun, pasi është e domosdoshme që drejtësia të jetë sa më transparente”, deklaroi Halimi gjatë takimit.

Në fjalën e tij, Ministri risolli edhe një herë në vëmendje propozimin e maxhorancës për të zhveshur nga imuniteti jo vetëm zyrtarët, por edhe gjyqtarët.

“Duhet ta bëni drejtësinë jo vetëm që të jetë, por edhe që të duket për sytë e të gjithë publikut”, shtoi ministri Halimi, i cili nënvizoi gjithashtu se “është e domosdoshme që gjyqësori dhe prokuroria të jenë sa më të depolizituara dhe të pavarura”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›