E Shtunë, 31 Tetor 2026

Snownjeri me katër çmime

Arben Islami, i njohur për fotografitë e tij nga shtigjet e skijimit dhe të ecjes nëpër të gjitha bjeshkët e Kosovës, ka fituar katër çmime për fotografitë më të klikuara në një konkurs amerikan.

Prej 200 fotografive të dërguara nga e tërë bota në konkursin e Tetton Gravity Research, fotografitë e Islamit janë plasuar në vendin e parë, të tretë dhe të katërt, duke fituar më shumë ‘like’ se të tjerat.

Si shpërblim për fotot fituese Islami mori një palë veshmbathje profesionale për skijim. Organizimin e kësaj gare brenda organizatës ‘Tetton Gravity Research’ e ka bërë firma e mirënjohur e veshmbathjeve sportive GORE-TEX.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›