E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Ish-të përndjekurit do mbështesin PD me 23 qershor

DURRËS- “Ish-të përndjekurit do të mbështesin Partinë Demokratike dhe Aleancën për Punësim, Mirëqenie e Integrim në zgjedhjet e 23 Qershorit”.

Konfirmimi vjen nga Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili postoi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” njoftimin se është takuar me Shoqatat e të Përndjekurve Politikë në qytetin të Durrësit.

"Sot u takova me Shoqatat e ish-Përndjekurve Politikë në qytetin të Durrësit. I ftuar nga ish-përndjekurit politikë, në prani të kryetarit të Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë për këtë qytet z. Agron Thama, Drejtorit të Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, z.Simon Miraka dhe kryetarit të Shoqatës Mbarëkombëtare të ish-të Përndjekurve Politikë, z. Adem Allci si dhe në prani të qindra ish të përndjekurve politikë të qytetit të Durrësit, u informova për vendimin e rëndësishëm që ata kishin marrë. Ish-të përndjekurit do të mbështesnin Partinë Demokratike dhe Aleancën për Punësim, Mirëqenie e Integrim në zgjedhjet e 23 Qershorit. Vendimi u prit me ovacione nga qytetarët e pranishëm në sallë. Me këtë mbështetje fitorja e Partisë Demokratike më 23 qershor edhe më e thellë. Bashkë me familjet që lanë pas ata mijëra ish-të përndjekur politikë që sakrifikuan jetën e tyre për liri dhe demokraci, bashkë më ata që i mbijetuan dhunës dhe persekutimit komunist, me 23 qershor do të sigurojmë një fitore si ajo e 22 marsit të vitit 1992. Me ne, integrimi, mirëqenia , punësimi i ish – të përndjekurve politikë dhe fëmijëve të tyre është i sigurt. Përpara!", shkruan Halimi. 

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Halimi: Ish-të përndjekurit do mbështesin PD me 23 qershor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›