Hyn në ujërat e lumit Drin për tu larë, vdes nga infarkti 19-vjeçari
Gjirokastër- Një 19-vjeçar është mbytur aksidentalisht në ujërat e lumit Drin mesditën e së shtunës.
Mësohet se shtetasi Embrah Rama po lahej në ujërat e lumit sëbashku me shokët e tij për t’u freskuar për shkak të temperaturave të larta.
Dyshohet paraprakisht se shkak për vdekjen e të riut është bërë rënia e infarktit nga temperaturat e ulëta të ujit.
Sipas burimeve të policisë, ngjarja në fshatin Arshi Lengo në qytetin e Gjirokastrës.
Mësohet se shokët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.