Halimi Ja paketa e masave kunder krimit

Në një tryezë, ku merrnin pjesë ministra dhe ekspertë të huaj, kreu i
Drejtësisë shqiptare Eduard Halimi prezantoi paketën e re të masave për
ashpërsimin e dënimit për një gamë të gjerë veprash penale.
Ministri i Drejtësisë Halimi theksoi se asnjë prej autorëve të veprave penale nuk do t'i shpëtojë drejtësisë dhe se dënimet e parashikuara do të jenë definitive.
"Paketa prej 41 nenesh ka në themel të saj krimet më të rënda dhe më të papranueshme të shoqërise shqiptare si vrasjen e policit, vrasjen për gjakmarje, vrasjen e gruas dhe për mbajtjen e armëve të zjarrit pa leje në publik", u shpreh Halimi.
Kreu i Drejtësisë shqiptare bëri me dije se javët në vijim paketa do të kalojë në Parlament dhe mazhoranca do të angazhohet që kjo paketë të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Kushdo që vret efektivë policie nuk mund të këtë ndëshkim më të ulët se 38 vjet burgim, pa lirim me kusht. Kushdo që vret policin duhet të qëndrojë në burgim të përjetë. Dënime të ashpërsuara të cilat nga 25 vjet do të rriten në 38 vjet si minimum, paketa e Drejtësisë Kriminale sjell edhe për vrasjen për gjakmarrje, ku dënimi që ne kemi parashikuar është jo më pak se 38 vjet burg”, theksoi Halimi.