Itali kapen me arme e droge pranga dy shqiptareve

Dy shqiptarë kapen me drogë dhe armë në Katania. Mediat italiane bëjnë
të ditur se Hysni Hoxha 30 vjeç dhe Ermal Kasaj, 26 vjeç, janë kapur me
900 kg kanabis në zonën e Belpasos në Katania.
Gjatë kontrollit të makinës karabinierët kanë bllokuar dhe disa armë të cilët i mbanin pa leje.
Operacioni policor për kapjen e dy shqiptarëve është kryer nga policia e Katanias në bashkëpunim me atë të Comos. Mësohet se dy të rinjtë e ndaluar kanë qenë korrierë, ndërkohë që nuk jepen detaje të tjera rreth këtij aksioni.
Nga përllogaritjet paraprake mësohet se sasia e drogës kap vlerën 1 milionë euro. Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrjetit të plotë të narko-trafikut.