Halimi: Miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë, rruga për gjyqësor të pavarur
TIRANË- Ministria e Drejtësisë finalizoi sot marrëveshjen për efektivitetin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut për dixhitalizimin e cdo gjykate në vend.
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi vlerëson se falë këtij projekti qytetarët kanë mundësi të shohin se çfarë ndodh me çështjen e tyre në gjykata, nga momenti i hedhjes së padisë dhe deri në momentin e dhënies së vendimit, duke rritur në këtë mënyrë transparencën.
“Ne kemi digxhitalizuar sistemet, i kemi bërë transparente në gjithë procesin gjyqësor, të bindur se transparenca rrit përgjegjshmërinë, rrit monitorimin dhe ndërshkon devijantët. Por ka një moment që është më i rëndësishmi që ne duhet të bëjmë akoma më shumë, momenti i marrjes së vendimit. Qytetarëve i intereson që vendimi final të jetë ai , i drejti, i duhuri, i pranueshmi. Shumë shpejt çdo gjyqtar i këtij vendi, çdo avokat, student, do të ketë në një portal të gjitha vendimet e kësaj gjykate, për çështje që shqetësojnë Shqipërinë por dhe Ballkanin Perëndimor, të gjitha në gjuhën shqipe, të gjitha në format elektronik” ,thekson Halimi.
Ministri Halimi duke pranuar se sistemi gjyqësor ka problemet e veta për të cilat po bëhet përpjekje për ti përmirësuar nënvizon se sistemi gjyqësor është i pavarur nga qeveria. Rruga e duhur për përmirësimin e sistemit gjyqësor, sipas ministrit Halimi janë miratimi i ligjeve për Gjykatën e Lartë, që prodhon shmangien e devijimeve të avokatëve.
“Qeveria ka për detyrë të hartojë ligje, të ndërtojë godina, kushte të mira, tu rrite rrogën, ti monitorojë dhe ti çoje për ndëshkim. Ka për detyrë të kujdeset që ata të kenë formimin e duhur. Por ligjet e gjyqësorit duhet të miratohen me pëlqimin e palëve politike dhe ju jeni dëshmitarë të vështirësive që hasim për miratimin e tyre. Sistemi gjyqësor nuk mund të përdoret për kreditë politike. As duke sharrë, fyer dhe dhunuar integritetin e gjyqtarëve. Kjo nuk është rruga e duhur, ai nuk është fija e barit për politikanë të dështuar që mbyten. Sistemi duhet të përmirësohet dhe sulmi nuk është rruga e duhur. Rruga e duhur është rruga e reformave, për një gjyqësor të pavarur, të votohen ligjet për gjykatën e lartë, ligje që nuk i lejnë hapësira aktorëve të bëjnë devijime, ligje që e detyrojnë KLD të marrë masa ndëshkuese për gjyqtarët devijante, reforma që përmirësojnë procedura të shpejta gjykimi, reforma që i bëjnë gjyqtarët profesionistë, si kjo e sotmja, që jam i bindur se do ketë impakt”, nënvizon Halimi.
(e.m/BalkanWeb)