Vijon hedhja e papërgjegjshme e mbeturinave në rrugë e trotuare (FOTO)
Tiranë- Në fokus të denoncimit të ndotjes përmes fotografisë sjellim sot situatën në disa rrugë të kryeqytetit. Siç duket edhe nga pamjet e marra ditën në Rrugën e Elbasanit mbeturinat nuk kanë vend në kazanë e koshë, por kudo përtokë.
Sakaq tek Rruga e Barrikadave e tek shkolla e mesme Sami Frashëri mbeturinat kanë pushtuar trotuarët.
Një situatë e tillë jo vetëm është ndotëse e mjedisit, por ofron edhe një pamje të shëmtuar të metropolit dhe edukatës të bashkëjetesës në komunitet.
Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të na dërgojë imazhe me fokus ndotjen e vendit në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com.
Vijon hedhja e papërgjegjshme e mbeturinave në rrugë e trotuare
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 4