E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Në shtator miratojmë kodin e procedurës penale

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka njoftuar sot se një nga ligjet e para që do të miratohet në shtator do të jetë reforma e kodit të procedurës penale.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Halimi thekson se së shpejti drafti final do të konsultohet me aktorët e drejtësisë.

Një grup ekspertësh në Ministrinë e Drejtësisë, së bashku me disa organizata partnere, prej 1 viti janë duke punuar për një nga reformat më të rëndësishme në drejtësinë penale: Reformimin e Kodit të Procedurës Penale. Drafti final do të jetë shumë shpejt për konsultim me ju dhe aktorët e drejtësisë. Por konsultimi paraprak me ju, për disa prej çështjeve, si vepruam me paketën e Kodit Penal, mbetet shumë i rëndësishëm thekson Halimi.

Ministri thekson më tej se në sajë të kësaj pakete, kodi do pësojë ndryshime të mëdha që sipas tij janë më thelbësoret në këto 15 vjet.

vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›