E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Rames Ne Kavaje hoqe masken shpalle urrejtjen ndaj lirive

Në Kavaje kryeministri Sali Berisha ka nje atribut me shume, eshte deputeti i qytetit.

Vete Berisha deklaroi fillimisht se pervec besimit ne vetvete ka ardhur ketu me nje besim akoma me te madh.

Per Berishën në Kavajë me ato që ka thene Edi Rama ka hequr perfundimisht masken. Por kryeministri i kthen nje përgjigje te fortë për monumentin e demokracisë.
“Ky është sheshi i historisë, monumenti është historik, dhe po ta deklaroj mjerë ai që do të guxojë ta prekë. Ai do tu kalojë brezave si dëshmi e burrave dhe grave që bënë historinë e lirisë. Kavaja është gracka ku hoqe çdo maskë shpalle platformën e urrejtjes ndaj lirive, demokracisë, përmendores së lirisë dhe kombit shqiptar. Erdhe në Kavajë, hoqe maskën, tregove veten i biri i të atit, por Kavaja të njeh mirë. Ty që të tmerron përmendorja e heroizmit të Kavajës dhe shqiptarëve, sikur të imagjinosh një monument të bërë copa, do imagjinosh veten tënde pa këpucë i zbathur duke ecur mbi ato copa”- deklaroi Berisha.

Po kaq i ashper kreu i shumices ka qene edhe me kryebashkiakun e Kavajes.

Dhe ne fund nuk mungon nje ftese e forte per te votuar Partine Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›