Halimi: Parlamenti i ri, 2 mln dollare me shume
Ministri i Drejtesise Eduard Halimi thote se parlamenti i ri do t’i kushtoje vendit 2 milione dollare me shume sesa ai paraardhes. Ministri sqaron se qytetaret votuan per 140 deputete, por pas lenies se posteve nga ata qe do te behen ministra, buxheti i shtetit do te paguaje paga per 160. “Neser (sot) mblidhet parlamenti i ri i dale nga zgjedhjet e 23 qershorit. Ky do te jete parlamenti me i kushtueshem ne gjithe historine e demokracise. U votua per 140 deputete, por do te paguhen 160, sepse kryetari i PS-se donte te kishte dhe 20 te tjere plus, duke shtuar ministrat. Nje deputet i kushton shqiptareve jo me pak se 2 milione leke ne muaj, 24 milion ne vit (25.000 dollare) dhe ne 4 vjet minimumi 100.000 USD. Vetem nga vendimi abuziv dhe arrogant i kryetarit te PS parlamenti do te kushtoje 2 milione USD me shume”,- shkruan Halimi ne nje postim ne Facebook. Ministri shprehet se qytetaret nuk u pyeten ne zgjedhje per keto ndryshime. Nga ana tjeter, ai shton se shpenzimet e qeverise se re qe pritet te marre detyren jane rritur dhe per shkak te shtimit te numrit te posteve. “Shpenzimet e kesaj qeverie nuk perfundojne me kaq; plot 5 ministri me shume te cilat sigurisht ata qe votuan nuk i dinin ne 23 qershor. Nuk do te shpenzohen parate e Edi Rames, por te shqiptareve. Ai premtoi ti pyeste per cdo vendim. A jane dakord qytetaret shqiptare qe Rama te kete nje Ministri te tere per te komunikuar me parlamentin edhe pse e ka 10 m larg zyres se tij?!”,- shprehet Halimi. Me tej ai shton se qytetaret nuk jane pyetur edhe per krijimin e Ministrise se Shtetit. “Po qe te kete nje minister shteti, thuaj se keta 18 te tjeret nuk jane per shtetin. Tre ministra per kulturen, sportin e turizmin e te tjera cudi te sforcuara nga uria per torte”, - shprehet Halimi. Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi e cileson kabinetin e ardhshem te vendit, si qeverine me numrin me te madh te ministrave ne historine e vendit. Sipas tij, keto vendime nuk kane qene ne interesin e qytetareve. “Ky nuk eshte interesi i qytetareve dhe as ushtrimi i pushtetit te tyre, por nje harac i larte, i tepert, i panevojshem qe duhet paguar per qeverine shqiptare me te madhe ne historine e Parlamentit, me te shtrenjte, ne kohen kur qeverite e vendeve me te zhvilluara po i shkurtojne shpenzimet”,- tha Halimi.
Qeveria
“Ky nuk eshte interesi i qytetareve dhe as ushtrimi i pushtetit te tyre, por nje harac i larte, i tepert, i panevojshem qe duhet paguar per qeverine shqiptare me te madhe ne historine e Parlamentit, me te shtrenjte, ne kohen kur qeverite e vendeve me te zhvilluara po i shkurtojne shpenzimet”,- tha Halimi.
Parlamenti
“Ky do te jete parlamenti me i kushtueshem ne gjithe historine e demokracise. U votua per 140 deputete, por do te paguhen 160, sepse kryetari i PS-se donte te kishte dhe 20 te tjere plus, duke shtuar ministrat. Nje deputet i kushton shqiptareve jo me pak se 2 milione leke ne muaj”,- shprehet Halimi.