E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfon me dy cmime filmin “Kolona”

Te enjten ne mbremje eshte permbyllur edicioni i katert i festivalit te filmit te shkurter ShqipFilmfest. Juria ka shpallur fituesit ne nje eveniment te mbajtur ne permbyllje te festivalit ne kinemane “Jusuf Gervalla”. Ashtu si ne vjetet e kaluara festivali solli personalitete te njohur boterore nga bota e filmit, fitues cmimesh nderkombetare dhe sidomos filma, qe kane marre pjese ne festivale dhe kane fituar shperblime ne gara prestigjioze te filmit ne bote. Festivali qe mbahet per here te katert ka sjelle filma nga vende te ndryshme te botes, Evropa, Amerika dhe Afrika, te cilat jane shfaqur ne kinemane “Jusuf Gervalla”. Juria e ketij viti perbehet nga regjisori azerbejxhano gjerman Elmar Imanov, fitues i cmimit “Oscar” producenti gjerman Thomas Kral, regjisori finlandez Tommi Sejtajoki dhe regjisori kosovar Ismet Sijarina. Ne festival jane shfaqur 34 filma nga 20 shtete si SHBA, Gjermani, Britani e Madhe, Kanada, Spanje, Belgjike, Meksiko, Turqi, Egjipt, etj perfshire edhe dy filma kosovare dhe tre nga Shqiperia. Gjate neteve te festivalit jane mbajtur edhe eorkshope me producente te huaj dhe te vendit, regjisore dhe aktore ku eshte diskutuar per mundesite e koproduksioneve filmike. Festivali i filmit te shkurter “Shqip Film Fest” ka dhene cmimin “Grand Prix” per filmin kosovar dhe per aktorin Synaj Raca, kurse skenaristi nga Shqiperia, Flori Balliu ka fituar cmimin e skenarit per filmin “Pas diellit”. Aktorja me e mire eshte vleresuar Mengu Turk nga filmi britanik “Landscape”, e cila ishte e pranishme ne festival , kurse filmi me i mire i animuar eshte vleresuar historia e njeriut pa kohe ne filmin spanjoll “Tarantella” Unai Rosende dhe Aitor Auzmendi. Juria nderkombetare ka dhene nje cmim per filmin egjiptian “Varka prej letre”, kurse cmimi “Faruk Begolli” i eshte dhene aktorit nga filmi gjerman “Brot”, Bruno Ganz, i nominuar edhe per cmimin Oskar. Drejtori artistik i festivalit Naser Rafuna ne mbyllje te festivalit ka thene se ky ka qene nje festival i suksesshem, ne te cilin jane shfaqur filma qe kane marre pjese ne shume festivale dhe jane vleresuar me cmime dhe kane marre pjese producente qe kane punuar me suksese dhe njihen ne boten e filmit evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›