E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Zhveshja e imunitetit, është një kal beteje për këtë qeveri

"Zhveshja e imunitetit është një kal beteje për këtë qeveri". Kështu deklaroi deputeti i PD-së Eduard Halimi ndërsa gjatë seancës plenare tha se PD ka sjellë një nismë të re, kjo që të ndjehen mirë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe ndërkohë ky kufizim imuniteti për të, është një mënyrë e qartë në luftën kundër korrupsionit.
 

“Sot kemi dy përpjekje, njëri të Sali Berishës se do të lërë imunitetin për depuetetët dhe modelin e Edi Ramës për të mbajtur me imunitet të gjithë zyrtarët e PS-së”.
 

Më tej, Halimi tregoi se primare është ligjbërja ndërsa marrja pjesë jashtë rendi të ditës është primare nga PS dhe jo në rendin e ditës.
 

“Ju nuk mund të talleni me popullin. Merrni nga një miljon e gjysëm për 60 minuta në seancë. Cfarë bëni ju vezën e kuqe? Kështu nuk mund të funksionpjë një parlament normal. Duhet ti tregojmë Shqipërisë se zbatojmë ligjin” tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›