E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Ndryshimi i kombësisë nuk blihet me para


Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e ka vijuar fushatën e tij kundër ndryshimit të kombësisë në qytetin e Shkodrës. Sot në mëngjes, Kreshnik Spahiu ka zhvilluar një takim me intelektualë shkodran në ambjentet e Universitetit Luigj Gurakuqi, duke u ndalur tek tentativat që po bëhen në këtë qytet për ndryshimin e kombësisë nga shqiptarë në serbo- malazeze.

Gjatë takimit, Spahiu theksoi se vetëdeklarimi i kombësisë është rreziku i Shqipërisë, ndërsa u shpreh se ndryshimi i kombësisë nuk blihet me para. Ai tha se ky fenomen nuk ndodh në asnjë vend të botës, pasi gjykatat e Bashkimit Europian nuk ndryshojnë kombësinë e shtetasve të tyre.
 

Spahiu u shpreh sërish kundër regjistrimit me bazë etnie dhe feje.
 

Ai informoi intelektualët shkodranë se Gjykata e Shkodrës po ashtu ka dërguar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e gjendjes civile, duke e konsideruar atë antikushtetues. Spahiu tha se Gjykata e Shkodrës ka pezulluar një sërë kërkesash për ndryshimin e kombësisë në serbo-malazeze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›