E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi eshtja Beqja drejt Kushtueses heqja e mandatit e vetmja alternative

Tirane 15 tetor NOA - E vetmja dalje lidhur me ceshtjen Beqja eshte heqja e mandatit deputetit socialist Ilir Beqja. Ky ka qene qendrimi i mazhorances i shprehur publikisht nga deputeti i saj Eduard Halimi menjehere pas mbledhjes se sotme te Keshillit te Mandateve ku u diskutua lidhur me mandatin e Ilir Beqjas.

Keshilli i Rregullores sot ne zbatim te procedures se vet zhvilloi nje seance degjimore me zotin Beqja i cili iu pergjigj disa pyetjeve sic ishte ajo qe si ka mundesi qe ai ne pozicionin e deputetit ka fituar nje tender tek Bashkia e Durresit me vleren 97.7 tha Halimi.

Duke shtuar lidhur me nje ceshtje te tille se Beqja kesaj iu pergjigj me arsyetimin sipas tij sepse nuk dinte se cfare kishte kryer shoqeria.

Gjithsesi Keshilli gjykoi se provat jane te qarta provat jane evidente dhe qendrimi i deputeteve te mazhorances eshte se jemi para nje shkleje te hapur dhe evidente te Kushtetutes. Kushtetuta nuk le as edhe nje ekuivok per rastin e shkeljes se saj dhe

edhe nese zoti Beqja do te largohet sot nga shoqeria ne fjale perseri Kushtetuta nuk i le as nje dhe hap as edhe nje kompromis tjeter pervecse heqjes se mandatit tha ai.

Ne fund Halimi beri me dije se Keshilli i Rregullores e mbylli procesin e vet dhe se kjo ceshtje ne menyre automatike kalon ne seancen plenare te Kuvendit javes se ardhshme.

Do te jete ky parlament i cili do te diskutoje gjere e gjate dhe me pas vendimi do ti percillet Gjykates Kushtetuese. Do te jete Gjykata Kushtetuese ajo e cila do te shqyrtoje me themel te gjitha veprimet antikushteteuse te zotit Beqja perfundoi deputeti demokrat Eduard Halimi.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›