E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja shfajesohet per perfitimin e tenderit ne Durres

Ne pjesen me te madhe te flase Beqja tha se akuzat dhe kerkesa per heqjen e mandatit te tij behet nga njerez qe vodhen voten dhe kane shkelur ligjet e ketij vendi.

Me pas ai foli edhe per tenderin e zhvilluar ne vjeshten e vitit te shkuar. Ne vjeshten e vitit 2009 kur kompania ku jam nje nga ortaket ka konkuruar per kontraten e fazes se dyte te punes ne fjale une Ilir Beqja nuk kisha filluar ta ushtroja mandatin tim si deputet per arsyen e njohur boterisht qe Partia Socialiste refuzonte te hynte ne parlament. Para se kompania te merrte pjese ne kete konkurrim jam keshilluar me juriste te njohur dhe kam krijuar bindjen e plote se nje pjesemarrje e tille nuk binte ndesh gjekundi as me Kushtetuten dhe as me Ligjin per Parandalimin e Konfliktit te Interesit tha nder te tjerash Beqja.

Ai shtoi me tej se ne baze te nenit 72 te Kushtetutes deputeti quhet zyrtarisht i tille ne momentin qe ben betimin. Nocioni i ushtrimit te mandatit eshte themelor sepse vetem pas betimit deputeti vishet me fuqi te plota juridike nga ligji publik per te ushtruar detyren dhe vetem atehere lind mundesia e konfliktit te interesit. Cfare konflikti interesi mund te kete ne veprimtarine e nje individi - sic isha une ne 30 nentor 2009 - qe megjithese i zgjedhur ne Kuvendin e Shqiperise as isha betuar as kisha filluar te ushtroja mandatin tha me tej ai. Me pas ai ka permendur edhe ligjin per statusin e deputetit si dhe ligjin per konfliktin e interesit.

2010-10-15 1514

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›