Halimi me ish te perndjekurit: Fitorja e PD do te jete edhe me e thelle
Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi e ka cilesuar mbeshtetjen e ish-te Perndjekurve Politike per Partine Demokratike, si nje garanci me shume per fitoren e zgjedhjeve te 23 qershorit. Ne nje takim te zhvilluar dje ne qytetin e Durresit me Shoqatat e te ish-te Perndjekurve Politike, Halimi ka marre mbeshtetjen e perfaqesuesve te ketyre organizatave per te votuar PD-ne. Ne rrjetin social ne facebook, Halimi ben te ditur se ne Durres kane qene te pranishem; kryetari i Shoqates se ish te perndjekurve politike per Durresin ,Agron Thama, Drejtorit te Institutit te ish te Perndjekurve Politike, Simon Miraka dhe kryetarit te Shoqates Mbarekombetare te ish-te Perndjekurve Politike, Adem Allci. Gjithashtu ne takim kane marre pjese dhe qindra ish te perndjekur politike te qytetit te Durresit, te cilet kane informuar ministrin per qendrimin e tyre ne zgjedhjet e qershorit. “Ish-te perndjekurit do te mbeshtesnin Partine Demokratike dhe Aleancen per Punesim, Mireqenie e Integrim ne zgjedhjet e 23 Qershorit. Vendimi u prit me ovacione nga qytetaret e pranishem ne salle. Me kete mbeshtetje fitorja e Partise Demokratike me 23 qershor edhe me e thelle”, - u shpreh Ministri Halimi ne rrjetin social facebook. Me tej, ministri shton se pjese e mbeshtetjes se PD-se do te jene ato mijera familje qe u denuan dhe vuajten ne burgjet e sistemit komunist. “Bashke me familjet qe lane pas ata mijera ish-te perndjekur politike qe sakrifikuan jeten e tyre per liri dhe demokraci, bashke me ata qe i mbijetuan dhunes dhe persekutimit komunist, me 23 qershor do te sigurojme nje fitore si ajo e 22 marsit te vitit 1992”, - shprehet ai. Ministri shprehet se me koalicionin e Partise Demokratike, integrimi i ish - te perndjekurve politike eshte i garantuar. “Me ne, integrimi, mireqenia , punesimi i ish – te perndjekurve politike dhe femijeve te tyre eshte i sigurt. Perpara!”, - shprehet Ministri Halimi ne nje postim ne rrjetin social facebook. Shoqatat e ish te perndjekurve politike jane ngritur qe ne vitet e para te pluralizmit dhe ne anetaresine e tyre bejne pjese shumica e ish te perndjekurve dhe familjareve te tyre qe jane denuar nga sistemi komunist.