Agron Duka braktis PS, kandidon per PR
Ish-ministri i qeverive socialiste dhe anetari i Asamblese Kombetare, Agron Duka ka braktisur dje Partine Socialiste dhe ka zgjedhur kandidimin per te djathten, nen siglen e Partise Republikane. Burime nga PS thane dje per “Koha Jone” se largimi i Dukes eshte bere pas mosmarreveshjeve me kryetarin Edi Rama, ne lidhje me kandidimin e tij ne Durres. Sekretari elektoral i Partise Republikane, Arian Madhi, konfirmoi dje per gazeten se Dukes i eshte bere oferte per kandidimin nen siglen e partise se djathte. Nderkohe burime nga PR-ja bene te ditur se Duka ka pranuar kandidimin, ne vendin e pare ne listen e kesaj partie ne Qarkun e Durresit.
Kandidimi
Largimi i Dukes nga PS, behet pak dite pasi emri i tij ishte perfolur dhe si kandidat i mundshem per deputete. Por kandidimi i tij nga Rama ne Durres, mesohet se nuk eshte pritur mire nga drejtuesit lokal te PS, gje qe ka sjelle dhe mos mbajtjen e premtimit te Rames per kandidimin e tij ne listen e PS. Ky vendim i kreut te PS-se ka sjelle dhe reagimin e Dukes, duke kerkuar afrimin me nje tjeter force politike. Agron Duka eshte nje biznesmen i njohur ne Durres, nderkohe qe me pare ka mbajtur postin e Prefektit te Durresit dhe me pas ate Ministrit te Bujqesise ne Qeverine e Fatos Nanos. Duka eshte vellai i Presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit dhe kunat i deputetit te Levizjes Socialiste per Integrim, Lefter Koka. Vitet e fundit Duka ka mbajtur postin e Koordinatorit te programit te PS per Bujqesise, ndersa eshte zgjedhur dhe Anetare i Asamblese Kombetare. Pas largimit te deputeteve Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli, Duka eshte nje prej anetareve te PS-se qe largohet nga partia, si pasoje e konflikteve me kreun e partise.
PR
Sekretari elektoral i Partise Republikane, Arian Madhi konfirmoi dje per gazeten “Koha Jone” se nga kjo force politike i eshte bere oferte Agron Dukes per tu bere pjese e saj. “Duke vleresuar orgjinen e tij me baza te djathta, si dhe kontributin e tij ne politike, Partia Republikane ka kerkuar qe z. Duka te behet pjese e pjese e saj, duke garuar ne nje qark te caktuar”, tha dje Madhi. Ai ka shtuar se Duka eshte nje politikan i njohur qe ka kontribut ne jeten politike shqiptare. “Ne kemi mirekuptuar qendrimet e tij dhe kemi vleresuar profilin politik te z. Duka ndaj dhe kemi kerkuar kandidimin e tij ne emer te PR-se”, tha Sekretari elektoral i PR-se, Arian Madhi.