Halimi në auditorët e juridikut: Edukimi cilësor, i rëndësishëm për sistemin
Me rastin e 100 vjetorit te Drejtësisë Shqiptare, Ministri Eduard Halimi mbajti një takim të hapur më studentët e Fakultetit të Drejtësisë me mesazhin se edukimi cilësor në auditor është i rëndësishëm për shtetin e së drejtës.
Puna në drejtësi do profesionalizëm, përkushtim, vullnet për ti bërë ballë presionit politik e ekonomik. Nëse ju edukoheni cilësisht e sigurt që do bëheni gjyqtarë, prokurorë, avokatë, më të mirë, dhe më i drejtë, më i besueshëm do jetë edhe sistemi. ,tha Ministri Halimi në fjalën e tij.
Ministri vlerësoi me rëndësi tre shtyllat mbi bazë të të cilave qëndron suksese i sistemit te drejtësisë: Llogaridhënia dhe përgjegjshmëria,(transparenca), efiçensa, pavarësia dhe paanësia.
Unë gjykoj se nga problemet që meritojnë vëmendjen e duhur brenda sistemit është pavarësia apo paanësia e gjyqtarëve, përgjegjshmëria e tyre para ligjit;përgjegjshmëria dhe llogaridhënia para qytetarëve. Ndaj është i rëndësishëm monitorimi, për të ndarë profesionistët me integritet nga devijantët e ligjittheksoi ai.
Më pas ai shpalosi para studentëve reformat e suksesshme të arritura nga Ministria e Drejtësisë si dixhitalizimi i sektorëve të drejtësisë (Noteria, ZRPP, Gjyqësor) si dhe hartimin dhe miratimin e Paketës së drejtësisë kriminale dhe asaj civile ; reformimi i Gjykatës së Lartë, reformën në pagat e gjyqtarëve, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore.etj.
Në këtë 100 vjetor të Drejtësisë ministri Halimi deklaroi hapjen e aplikimeve për intership në Ministrinë e Drejtësisë të 100 studentëve.