E Diel, 1 Nëntor 2026

I mori 15 mijë euro por e mashtroi,bie në pranga avokati

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas me profesion avokat nën akuzën e mashtrimit. 41-vjeçari, B.Koçi mësohet se i ka marrë një qytetari shumën prej 15 mijë eurosh, duke i premtuar leje dhe sheshe ndërtimi.

Burime nga policia bëjne me dije se denoncimi është bërë nga vetë qytetari që ka rënë viktimë e mashtrimit, pasi ka kuptuar se premtimet e avokatit nuk do të bëheshin kurrë realitet.

Nga ana e policisë së kryeqytetit po hetohet për raste të tjera mashtrimi, në të cilat dyshohet se është përfshirë avokati B.Koçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›