Haliti shënon, Sydney fiton

Sulmuesi prishtinas, Labinot Haliti ka shënuar giolin e vetëm në fitoren e skuadrës australiane Western Sydney ndaj skuadrës Coast Mariners.
Sulmuesi kosovar realizoj në minutën e 81 të ndeshjes për fitoren e madhe të Western Sydney.
Haliti i iku pozicionit të ofsajdit në një aksion përballë tre mbrojtësve kundërshtarë për të mposhtur portierin vendas. Ky është goli i katërt i Halitit në këtë edicion në Australi.