E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stramacioni desh e rrahu Cassanon!

Kriza e Interit tani është rritur edhe në atmosferën brenda skuadrës. Sipas mediave italiane një sherr ka plasur mes trajnerit Andrea Stramacioni dhe sulmuesit Antonio Cassano.

Në stërvitje thuhet se sherri ka nisur pas disa shkëmbimeve të fjalëve por që ka mundur të përfundoj edhe me grushta.

Lojtarët në stërvitje thuhet se kanë qenë ata që kanë evituar dhunën pasi që Stramaccioni edhe e ka sulmuar fizikisht Cassanon.

Pas këtij rasti, Cassano nuk pritet të luaj ndaj Catanias si dënim i këtij incidenti./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›