Hallakatet në Evropë
Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 09:09
Aktorja Lindsay Lohan ka thënë se dëshiron që të vallëzojë dhe të “hallakatet” në Evropë bashkë me Paris dhe Nicky Hiltonin.
Aktorja problematike është ende në rehabilitim dhe do të kryejë edhe shërbime në komunitet për shkak të sjelljeve të saj jo të mira në fillim të këtij viti.
“Lindsay dëshiron të shkojë në Evropë dhe të kalojë kohë me Parisin dhe Nickun. Këshilltarët i kanë thënë asaj se me pasanikët Hilton ajo nuk do të ketë probleme.