E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania ACR fton minatorët për bisedime, ata refuzojnë

(E PERDITESUAR)- Kompania ACR ka bërë të ditur sot se nesër në orën 10:00 do jetë në qytetin e Peshkopisë për bisedime me minatorët. Sipas kësaj kompanie, bisedimet do mbahen në prefekturën e Dibrës në prani edhe të kryetarit të Bashkisë së Bulqizës. Por minatorët e kanë refuzuar këtë propozim të kompanisë ACR.

Ndërkohë, policia ka nisur procedimin penal për 27 minatorë, të cilët janë organizatorë të protestës që coi sot në bllokimin për rreth dy orë të aksit nacional Bulqizë-Tiranë.

Sipas policisë, protesta e zhvilluar sot ishte e paligjshme, ndaj përgjegjësit do të marrin ndëshkimin e parashikuar në ligj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›