E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halle Berry ndahet nga i dashuri

Raportohet se Halle Berry “është prishur” me Gabriel Aubry disa muaj pasi kishte kuptuar se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund.

Fituesja e çmimit Oskar ka vendosur që ti jep fund bashkimit katër vjet e gjysmë me modelin kanadez pasi e kishte kuptuar se e ardhmja e tij nuk ishte më të, por ka dashur që edhe pas ndarjes të jenë miq për hir të vajzës së tyre Nahla (2).

“Ajo është ndarë para një muaji pasi që ai nuk ishte në gjendje për të humbur peshën e tij dhe ajo ka dashur që të largohet nga ai”, ka thënë ajo për revistën “People”.

“Ata kanë mbetur shokë për hir të vajzës së tyre. Shqetësimi i saj kryesor për momentin janë lumturia e vajzës së saj”.

Një përfaqësues i Halle, që ka qenë dy herë e martuar, ka konfirmuar ndarjen duke thënë se “ata janë ndarë para disa kohe por kanë mbetur shokë si dhe prindër të dedikuar për vajzën e tyre”.

Gabriel (34) kohëve të fundit ka thënë pas ndarjes se prioritet i tij dhe aktores 43 vjeçare është e vogla Nahla.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›