Rreth 30 biznesmenë italianë e vizitojnë Kosovën
Me ftesë të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, nesër në Kosovë do të vijë për vizitë zëvendësministri italian për Zhvillim Ekonomik, Adolfo Urso.
Kësaj vizite i paraprinë vizita e Ministrit Shala në Verona të Italisë në muajin shkurt të këtij viti, i cili ka iniciuar thellimin e bashkëpunimit në mesë të dyja vendeve.
Siç njofton Ministria e Financave, me këtë rast ministri Shala dhe zëvendësministri italian Urso, do nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mesë të dyja vendeve.
Urso në këtë vizitë do të jetë i shoqëruar edhe nga përfaqësues të Institutit Kombëtar për Tregtinë e Jashtme – ICE dhe mbi 30 biznesmenë italianë, të cilët kanë shpreh interesim të investojnë në Kosovë, me këtë rast do mbahet edhe një forum biznesi Kosovë – Itali, ku do të prezantojnë edhe një numër i bizneseve lokale.