Hamasi liron pengje të tjerë

Në ditën e dytë të ndërprerjes katërditore të luftimeveve në Rripin e Gazës, grupi militant Hamas ka liruar 13 pengje që i mbajti në enklavë pasi i rrëmbeu nga territori i izraelit gjatë sulmit të 7 tetorit. Në këmbim, Izraeli ka liruar 39 palestinezë që mbaheshin në burgjet izraelite.
Lirimin e pengjeve këtë të shtunë Hamasi e vonoi për shkak të vonesave me futjen e kamionëve me ndihmave nga Egjipti në enklavë.
Egjipti ndërkohë bëri të ditur se nga të gjitha palët e përshira në bisedime kishte marrë sinjale positive se armëpushimi i përkohshshëm mes Izraelit dhe Hamasit mund të shtyhej për një ose dy ditë të tjera. Kjo do të thotë se mund të lirohen më shumë pengje nga Gaza dhe më shumë palestinezë të burgosur në Izrael.
Të premten, kur edhe nisi dita e parë e armpushimit të përkohshëm, Hamasi liroi 24 pengje, mes të cilëve 13 shtetas izraelitë, 10 tajlandezë dhë një filipinas, ndërsa Izraeli liroi 39 të burgosur palestinezë.
Për lirimin e pengjeve të premten reagoi edhe presidenti amerikan Xho Bajden ( Joe Biden ), i cili tha se ky ishte fillimi i një procesi dhe u zotua se nuk do të ndalte përpjekjet e tij derisa të gjithë pengjet që mbahen në Gaza të shkonin në shtëpitë e tyre.
Nën marrëveshjen mes dy palëve në luftë, Hamasi pritet të lirojë të paktën 50 nga mbi 240 izraelitë që mori peng gjatë sulmit ndaj jugut të Izraelit në datën 7 tetor dhe ku u vranë 1200 persona.
Ndërsa Izraeli do të mundësojë lirimin e të paktën 150 të burgosurve palestinezë dhe do të lejojë futjen e qindra kamionëve me ndihma në Gaza.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh.al /