E Martë, 3 Nëntor 2026

Sainz, aksident i ri në Abu Dhabi

Fundjava e Grand Prix-it të fundit të sezonit të Formula 1, që po zhvillohet aktualisht në pistën e Abu Dhabit, nuk nis në mënyrën më të mirë për Ferrarin. Carlos Sainz, në fakt, pas aksidentit që ndodhi javën e kaluar në Las Vegas, shkatërroi sërish makinën e tij në provat e lira 2, duke përfunduar pas murit në kthesën 3, një nga më të shpejtat në circuit, që shkon mbi 240 km/h. Makina e pilotit spanjoll pësoi një dëmtim të madh dhe mekanikët ndoshta do të kenë shumë punë për ta bërë në funksion të kualifikimeve të së shtunës. Më pas seanca u ndërpre për shkak të aksidentit, i cili pashmangshëm solli dhe flamurin e kuq.

Piloti i Ferrarit, Carlos Sainz, protagonist i pafat në Las Vegas për shkak të një incidenti që i kushtoi edhe një dënim prej dhjetë vendesh, pasi shkatërroi SF-23. Në atë rast dëmi kishte të bënte me shasinë, motorin dhe baterinë: riparime të cilat u paguan shtrenjtë nga Ferrari duke qenë se shkuan mbi një milion dollarë. Prandaj, ky skenar mund të lindë sërish këtë fundjavë dhe mund të bëjë që spanjolli të vuajë një penallti të re. Në orët në vijim sigurisht që do të ketë informacione më të qarta për këtë çështje, por e sigurt është se GP i fundit i vitit nuk nis me këmbën e mbarë për 28-vjeçarin nga Madridi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›