Hamburg favorit për shërbimet e Podolskit
Mediat gjermane përcjellin lajmin se ekipi i Hamburgut është i pari në listën e ekipeve favorite për të marrë shërbimet e sulmuesi gjerman Lucas Podolski. Bild shkruan se menaxheri gjeneral i Bayernit, Uli Hoenes, ka pasur një takim të gjatë me drejtorin sportiv të Hamburgut, që ka bërë kërkesë për çmimit e Podolskit. Hoenes ka bërë të ditur se për shërbimet e Podolskit janë të nevojshme më së paku 10 milionë euro, por mediat gjermane thonë se bavarezët do ta lejojnë sulmuesi të largohet edhe për një shumë më të vogël, që do ishte 8 milionë euro. Bild shkruan se kompletimi i të gjithë marrëveshjes është para fundit të saj dhe është e mundur që shumë shpejt Podolski të largohet nga Allianz Arena.