Beckham: Jam i gatshëm të luaj
Mesfushori i ri i Milanit, David Beckham, i cili erdhi si huazim dymujor nga Los Angeles Galaxy, ka thënë the ai është i gatshëm të luajë për një prej klubeve më të mira në botë. "Unë jam gjithmonë i gatshëm, por gjithçka varet nga vendimi i trajnerit. E di se kam nevojë të punoj pa ndalë për të qenë 100% i gatshëm fizikisht. Unë nuk dua vetëm të luaj, por kur të luaj ta bëj këtë për të mirë", ka thënë Beckham në konferencën e shtypit në Dubai, ku Milani po zhvillon stërvitjet e para të vitit të ri. "E dua LA Galaxyn, por për mua kjo është një përvojë e shkëlqyeshme. Nuk mundet që gjithkush të luajë në, siç thonë të gjithë, njërin prej klubeve më të mira në botë", ka shtuar anglezi.