Hamburgu, 15 mln euro për CanënLorik Cana është në rikuperim e sipër dhe besohet se këtë fundjavëe do të jetë në formacionin e hedhur nga Erik Gerets për ndeshjen kundër Soshosë në transfertë (1 shkurt 2009)

Hamburgu interesohet seriozisht për shërbimet e Lorik Canës, kapitenit të Olimpikut të Marsejës dhe një prej titullarëve të padiskutueshëm të trajnerit të skuadrës franceze, Erik Gerets.
Faqja franceze foot1.com, që nga ana e saj u referohet mediave gjermane, flet për një ofertë prej 15 milionë eurosh për të blerë kartonin mesfushorit shqiptar. Të njëjtën shumë për kapitenin emblematik shqiptar referojnë edhe faqe të afërta me Marsejën, si omplanete.com.
Klubi gjerman, fitues i Ligës së Kampioneve në vitin 1983, e ka të domosdoshme një futbollist me cilësitë e Lorik Canës, pasi është duke humbur mesfushorin shkatërrues Nigel De Jong. Holandezi është në ikje e sipër te Mançester Siti, dhe menaxherët e ish-klubit të Besart Berishës kanë hedhur sytë nga Loriku për të kompensuar largimin e De Jong.
Lojtari holandez është i njohur për ndërhyrjen e rëndë ndaj Altin Lalës në ndeshjen ndërkombëtare Holandë-Shqipëri (2-1) në tetor të vitit 2006.
Gjithsesi, sipas foot1.com, vështirë që Olimpiku i Marsejës të pranojë ofertën dhe të largojë nga skuadra një nga lojtarët e tij më të adhuruar nga tifozeria marsejeze.
Lorik Cana është në rikuperim e sipër dhe besohet se këtë fundjavëe do të jetë në formacionin e hedhur nga Erik Gerets për ndeshjen kundër Soshosë në transfertë (1 shkurt 2009).
Marseja fitoi me Lë Havrë (2-0) dhe pas javës së 21-të ndodhet në vendin e tretë me 38 pikë, katër më pak se Lioni kryesues (42 pikë) dhe tri më pak se Bordoja e vendit të dytë me 31 pikë.
E Marte, 20 Janar 2009