Hamburgu merr kryesimin e Bundesligës gjermane
Hamburgu është ngjitur papritur këtë javë në krye të Bundesligës gjermane. Fitorja e arritur në transfertë me Leverkusenin e ka ngjitur në kuotën e 42 pikëve këtë skuadër. Hamburgu ka përfituar edhe nga humbjet dhe barazimet e skuadrave udhëheqëse në Bundesligë për të rrëmbyer vendin e parë.
Hofenhaimi është ndalur në barazim 3-3 në transfertën e Shtutgartit, duke u renditur i dyti me 40 pikë, aq sa ka edhe Herta e Berlinit. Këta të fundit janë mundur në transfertën e Volfsburgut me rezultatin 1-2. Bajerni i Mynihut, i cili mban vendin e katërt, pësoi një humbje të turpshme brenda në fushën e vet nga Këlni me rezultatin 1-2.
Rezultatet e plota të javës së 21-të të Bundesligës dhe klasifikimin mund t’i gjeni me një klikim në logon e këtij kampionati në homepage.